Joshua apo Parker? Ja cili boksier përfiton më shumë materialisht nga ky meç

Joshua apo Parker? Ja cili boksier përfiton më shumë materialisht nga ky meç

Sonte me fillim nga ora 23:30 do të zhvillohet meçi i boksit ndërmjet Anthony Joshua dhe Joseph Parker

Në Kardif sonte adhuruesit e boksit do të kenë mundësi të shohin një luftë të jashtëzakonshme ndërmjet dy boksierëve të cilët akoma nuk e dinë se çka është humbja, shkruan Periskopi.

“Do ta mposht. Nuk kam vendosur akoma se si dua ta mposht, do ta shoh se si do të ndihem natën e duelit. Këta rripa janë të mitë.

“Mendoj se është koha ime, jam i ri, i shpejtë, i fortë dhe i vendosur për fitore. Nuk jam këtu për para, jam këtu për t’u bërë pjesë e historisë”, ka thënë Parker në konferencë për shtyp.

Edhe Joshua kërkon fitore në këtë takim dhe më pas do të përballej me kampionin e ëBC-së, Deontay ëilder.

Kjo përballje do të ketë përfitime të mëdha, ndërsa Joshua pritet të fitojë më shumë se Parker.

Bisedimet në mes të dy kampeve zgjatën me muaj, deri sa u arrit marrëveshja, palët u pajtuan që përfitimet të ndaheshin në raport 67 përqind me 33 në favor të Joshuas, falë profilit të tij të lartë në boks. /Periskopi/

Shpërndaje në: