27-vjeçari në fakt është një personazh që po bën bujë në Angli dhe për jetën e tij jashtë ringut, raporton Albeu. Besojeni ose jo, por ai është një sportist shumë human.
Kur ishte adoleshent, ai rrihej në rrugët e qytetit të tij të lindjes, Watford. Një herë përfundoi prapa hekurave dhe dy herë shpëtoi nga burgosja për një kohë të gjatë.
Tashmë gjërat kanë ndryshuar në jetën e tij, dhe faktet mund t’i zbuloni në galerinë më lart.
I dhuroi një makinë të re trajnerit të tij, një BMW që kushton 60 mijë paund
Jeton në një shtëpi shumë të thjeshtë, me mamanë e tij
Personi më i rëndësishëm në jetën e tij, është mami Yeta Odusanya
Ai është shumë i dhënë pas ekipit të tij, dhe gjithmonë i falënderon si në këtë foto pas ndeshjes me Klitschkon
Nuk feston pas triumfeve. Nuk e bëri këtë gjë as pas suksesit ndaj Klitschkos (nuk shkoi në party siç do bënin shumë kolegë të tij)