‘Joshua fiton, por do jetë më i zbrapsur se zakonisht’
Boksieri britanik, Amir Khan, beson se Anthony Joshua do të mposhtë Wladimir Klitschkon në superduelin e të shtunës.
“Unë i kam vënë paratë te Joshua dhe mendoj se ai e ka avantazhin. Ai do të qëndrojë thellë. Do të ketë momente kur ai do të lëndohet dhe ne asnjëherë nuk e kemi parë atë duke marrë distancë të plotë”.
“Kjo mund të jetë ajo lufta ku mund ta shohim duke bërë këtë. Klitschko është ballafaquar me boksierë të stileve të ndryshme dhe Anthony i ka duart plot energji. Le të shpresojmë se ai është i fokusuar. Unë e di se ai ka stërvitur fort dhe ashtu është dashur të bëj”.
“Klitschko është shfaqur i qetë dhe i përmbajtur. Ai duket shumë preciz dhe tepër i entuziazmuar, thua se ai dëshiron të ngjitet në ring dhe të dëshmojë diçka”.
“Ai ka fuqi të madhe dhe shpejtësi të mirë. Mendoj se ai është në gjendje shumë më të mirë tani se në duelin ndaj Tyson Furyt”, potencoi Khan për Sky Sports.
Dueli zhvillohet nga ora 23:00 dhe të drejtën e transmetimit në Kosovë e Shqipëri e ka Supersport. /Periskopi/



