Joshua gati për revanshin me Klitschkon, por ka një kusht …

Joshua gati për revanshin me Klitschkon, por ka një kusht …

Anthony Joshua është i gatshëm që të përballet sërish me Wladimir Klitschkon dhe në shtëpinë e tij, por i ka vendosur një kusht, që sfida të kap fitimin e 50 milion paundëve.

Britaniku i cili tashmë mban brezin e versioneve IBF dhe WBA është gati që të përballet sërish ndaj ukrainasit ndoshta dhe në Gjermani, ku ai stërvitet dhe duelon prej vitesh. Britaniku fitoi me KO teknik në “Wembley” në një sfidë që dhuroi shumë emocione dhe ankth, raporton Albeu.

“Nuk kam asnjë problem me revanshin ndaj Klitschkos, mendoj se mund ta bëjmë. Do të shkojë në çdo vend për të fituar duelin, nuk ndjej presion në asnjë vend”, deklaroi Joshua për mediat britanike.

Shpërndaje në: