Joshua i theu nofullën në dy vende gjatë ndeshjes, Jake Paul I nënshtrohet një operacioni

Joshua i theu nofullën në dy vende gjatë ndeshjes, Jake Paul I nënshtrohet një operacioni

Boksieri i njohur, Jake Paul, ka përjetuar një incident të tmerrshëm në ring, pasi u thye nofulla në dy vende gjatë ndeshjes kundër Anthony Joshuas.

Pas këtij dëmtimi, ai është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale. Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Paul ka dhënë lajmin e operacionit, duke thënë se gjithçka shkoi mirë: “Operacioni shkoi mirë, faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Dy pllaka titani në secilën anë dhe disa dhëmbë u hoqën,” shkroi ai.

Jake Paul ka qenë nën presion gjatë këtyre ditëve pas humbjes së tij të madhe në ring, por ai ka shfaqur falënderime dhe ka siguruar fansat e tij se do të rikuperohet shpejt./Periskopi/

Shpërndaje në: