Joshua ka një selam për të gjithë kundërshtarët e tij (Foto)

Joshua ka një selam për të gjithë kundërshtarët e tij (Foto)

Anthony Joshua ka dërguar një mesazh në drejtim të Tyson Fury duke e paralajmëruar se ai është i gatshëm të luftojë me të gjithë “ një nga një” nëse kjo do të argëtonte boksin e peshave të rënda.

Joshua mposhti Wladimir Klitschko në raundin e 11-të në Wembley Staidum të Londrës, duke fituar titujt WBA dhe IBO dhe ka vazhduar rekordin e tij impresiv prej 19 fitoreve radhazi dhe të gjitha me nokaut.

Ai po ashtu është kampion edhe në IBF.

The 27-year-old feels he is ready to take on the heavyweight division 'one by one'

27 vjeçari thotë se është i gatshëm të boksoj me të gjithë boksierët e peshave të rënda

 

Por në ditarin e tij ‘Big Fight’ për Evening Standard Joshua shkroi se do t’i analizojë çdo kundërshtar potencial të radhës.

‘Ekipi im do t’i shikojë opsionet dhe unë do t’i zgjedhi por unë mendoj se të shtunën mbrëma tregova se mund të nokautojë të gjithë’.

‘Unë gjithmonë i kam dashur sfidat dhe kurrë nuk iu kam ikur sfidave, nuk frikëksohem nga askush. Pra nëse është një gjë e mirë për karrierën time, atëherë unë sigurisht se do të përballem me Tyson Fury apo kush do qoftë ai person’.

Tyson Fury was called out in the ring by Joshua after the Brit won against Klitschko on Saturday

Joshua kishte thirrur emrin e Furyt në ring pasi mposhti Klitschkon

 

‘Unë i kam dëgjuar dhe parë njerëzit se janë duke folur për këtë meç dhe si duket jemi duke shkuar në atë drejtim. Unë e dua argëtimin dhe nësë ky meç do t’i sillte argëtim sportit përsëri, atëherë unë do të dëshiroja të jem i përfshirë’, tha Joshua, transmeton Periskopi.

Klitschko could decide to trigger the release clause in his agreement with Joshua 

Wladimir Klitschko ka opsionin për një re-meç të përfshirë në kontratë që e kishin arritur ndërmjet tyre

 

Boksieri nga Watfordi tashmë është duke pushuar pas një super meçi dhe është duke punuar me fizioteraputin për t’i relaksuar muskujt.

27-vjeçari po ashtu kalon një kohë të madhe me familjen e tij dhe ende jeton në një shtëpi me nënën e tij.

Joshua vazhdoi: ‘Fansat e dëshirojn meçin me Fury po ashtu dhe unë.’

Joshua is plotting his next move following his heroic triumph in front of 90,000 at Wembley

Joshua dëshiron që përsëri të boksoj në prani të 90,000 mijë tifozëve në Wembley

 

‘Nëse duhet që të përballem me të gjithë nga divisionet, atëherë super. Unë nuk jam duke dëgjuar “ Fury v Wilder ose Wilder v Parker”, unë jam duke dëgjuar “ Ne duam AJ kundër Wilder, Fury, Parker”.

‘Pra nëse është e nevojshme që t’i mbajë të argëtuar, atëherë unë do ta bëj, do të përballem me të gjithë, një nga një’, përfundoi kampioni i botës në IBF, WBA dhe IBO. /Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: