Joshua kapet keq me bokserin amerikan të peshave të rënda Miller
Anthony Joshua u konfrontua me bokserin e peshave të rënda amerikanin Jarrell Miller në një konferencë shtypi.
Në konferencë u bë e ditur se meqi ndërmjet Joshuas dhe rusit Povetkin do të zhvillohet në shtator, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.
Në praninë e mediave ishte edhe Miller të cilit iu dha shanca për të replikuar me Joshuan.
Joshua iu drejtua amerikanit të peshave të rënda me këto fjalë: “Mbylleni gojën dhe largohuni nga skena”.
“Mbylleni gojën, bushtër e vogël! Eja këtu më vonë – ju nuk keni fare respekt”.
Më parë është folur se “Big Baby” pseudonimi i Miller mund të ndeshet me Joshuan.
Dhe në mënyrë të qartë shihej se ai dëshiron të ndeshet me të sa më shpejtë që është e mundur.
30-vjeçari është i pamposhtur sikur Joshua, me 21 fitore, ndërsa 18 prej tyre i ka fituar me nokaut.
Ai gjithashtu ka një barazim kundrejt Joey Dawejko./Periskopi/




