Joshua kërkon një duel 1 milion dollarë ndaj Fury
Në Angli të gjithë po flasin për një super përballje mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury. Dy britanikët mund të përballen në të ardhmen, por ende nuk është e qartë nëse do të ketë fillimisht një revansh me Klitschkon.
Përballja me Klitschko gjeneroi mbi 70 milionë euro, ndërkohë që ajo u ndoq nga 90 mijë shikues në stadiumin “Wembley” të Londrës. Por kërkesat kanë qenë për më shumë se 100 milionë, aq sa organizatorët shprehen se në pritje për një biletë kanë mbetur gati 35 mijë vetë.
“Dua të organizoj një ndeshje boksi që të kalojë shifrën e 1 miliardë dollarëve. Këtë gjë mund ta realizoj një ditë dhe mendoj se një sfidë me Tyson Fury mund t’i gjenerojë këto të ardhura”, u shpreh sot Anthony Joshua, kampion bote në peshat e rënda në kategoritë IBF dhe ËBA, tituj që vjet i mbante Fury.
Sipas stafit të tij, Joshua është për momentin personaliteti më i lakuar sportiv, madje ai ka arritur të ketë popullaritetin e emrave të mëdhenj si Ali e Frazier. Marka e tij mund të zgjerohet me shpejtësi marramendëse edhe përtej kontinentit dhe objektivi është që dueli i radhës të zhvillohet në një stadium gjigand dhe në tregje me të mëdha.



