Joshua-Klitschkos: Është koha e duhur që të ndeshemi

Joshua-Klitschkos: Është koha e duhur që të ndeshemi

Dyshja në fjalë do të përballet më datën 29 prill në stadiumin Wembley të Britanisë, ku të pranishëm pritet të jenë 90 mijë shikues.

Kohë më parë, ukrainasi kishte deklaruar se kjo është koha më e mirë për t’u përballur me britanikun, ndërsa një gjë të tillë e pohon edhe vetë ky i fundit.

“Klitschko nuk i pëlqen lojërat psikologjike”, tha Joshua.

“Në tre vjetët e ardhshme unë do të jem shumë i mirë, kurse ai do të jetë shumë i vjetër, prandaj kjo është koha e duhur që ne të ndeshemi”, ka shtuar britaniku.

Vlen të ceket se Klitschko në muajin mars mbush 41 vjet, ndërsa Joshua është vetëm 27-vjeçar. /Periskopi.com

Shpërndaje në: