Joshua i përgjigjet ashpër Wilder-it: Do të të ha
Anthony Joshua iu është kundërpërgjigjur ftesës të Dontay Wilder, duke i thënë se do të “ha” në meçin e radhës.
Wilder mposhti me nokaut qysh në raundin e parë, Bermane Stiverne, dhe menjëherë pas meçit i kërkoi luftë kampionit të botës, Joshua.
Agjenti i britanikut, Eddie Heran thotë se boksieri i tij është zotuar se do ta “ha” Wilderin, dhe se kjo luftë do të zhvillohet në vitin 2018.
“Unë mendoj se ky meç Deontay Wilder – Anthony Joshua do të ndodh në vitin 2018, dhe mos bëni asnjë pyetje. Unë nuk dua ta zbuloj përgjigjen e plotë të Joshuas, por ai tha se “do ta ha” Wilderin”, ka thënë Eddie.
Para një jave Joshua mposhti me nokaut teknik boksierin nga Kameruni, Carlo Takam./IndeksOnline/



