Joshua po kërkon t’ia përfundojë karrierën Klitschkos
Anthony Joshua, 27-vjeçar dëshiron ta pensionojë Vladimir Klitschkon (41) më 29 prill në Londër, shkruan sot Koha Ditore.
Klitschko është në dijeni se pas humbjes së turpshme nga britaniku Tyson Fury në nëntor të vitit 2015, një humbje e radhës do të nënkuptonte se ka ardhur koha të largohet nga boksi, raporton Bild am Sonntag.
Por, cili është Joshua, personi që dëshiron të bëhet mbreti i ri i peshës së rëndë?
I biri i prindërve nga Nigeria, emrin e plotë e ka Anthony Oluwafemi Olaseni Joshua. Ai ka nisur karrierën e tij amatore si 18-vjeçar, të cilën e përfundoi pas 43 luftërave me të argjendtë në Kampionat Botëror dhe të artë në Lojërat Olimpike të vitit 2012 në Londër.
“Më jepni tri vjet, më pas do të bëhem kampion bote në boks profesionist”, tha Joshua në vitin 2013.



