Ju dua por mos fantazoni: Si ia shprehi Kurti ‘dashurinë’ popullit para një viti e më pas i tha ‘mos fantazo’

Ju dua por mos fantazoni: Si ia shprehi Kurti ‘dashurinë’ popullit para një viti e më pas i tha ‘mos fantazo’

Kur Albin Kurti shpalli fitoren me mbi 50 për qind të partisë së tij bashkë me Guxo-në mbrëmjen e 14 shkurtit të vitit të kaluar, ai pati falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës, e në veçanti mërgimtarët, duke iu thënë: ju dua.

Kjo shprehje e Kurtit mund të përkonte edhe me datën e Shën Valentinit – 14 shkurtin.

Por pas një viti, më saktë në janarin e këtij viti, Kurti do t’i thoshte popullit të mos fantazojë. Kjo në kohën kur po zhvillohej debati kritik lidhur me rritjen e çmimit të rrymës.

Dy deklaratat e Kurtit: Ju dua POR mos fantazoni!

Albin Kurti, 14 shkurt 2021: “U vërtetua që zgjedhjet ishin referendum. Me orë të tëra kanë qëndruar në rresht në acar, kanë udhëtuar kohë të gjatë nëpër borë, për të votuar. Ky referendum për drejtësi dhe punë, e kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit u fitua. Është e pashembullt në Kosovën e pasluftës. Dua të falënderoj mërgatën tonë, për sakrificën e pamohueshme që ka bërë. Dijeni se ju duam shumë dhe jeni përherë në mendjet dhe zemrat tona”.

Albin Kurti 24 janar 2021: Unë e di që nuk ka dëshira ilegale. Qytetarët kanë fantazi. Mund të fantazosh dhe imagjinosh unë edhe ju çka të duam, mirëpo nuk është e mundshme as të mos shtrenjtohet, as të mos subvencionojmë dhe as të mos ketë çyçje”, tha ai.

 

 

Shpërndaje në: