A JU KA NDODHUR NDONJËHERË? Përse e shqiptojmë emrin e ish-partnerit në momentin e orgazmës
Nuk është e nevojshme të thuhet se sa e pakëndshme është për të dyja palët kur njëri ndër partnerët e shqipton emrin e dikujt tjetër…
Doktori James Fouts shpjegon përse ndodh kështu, transmeton Telegrafi.
Në gjendjen e euforisë njerëzit i parafytyrojnë gjërat të cilat i kanë përjetuar me dikë tjetër, diçka që u ka ndodhur në të kaluarën.

– Në të vërtetë, është e pashmangshme që truri nganjëherë gjatë seksit të mos riprodhojë ndjenjat e marrëdhënies së mëhershme seksuale – thotë doktor Fouts.
Ai shton se kjo ndodh nën supozimin që ai i cili shqipton gabimisht emrin e ish-partnerit për të cilin ka ndier kënaqësi të veçantë dhe afërsi të jashtëzakonshme gjatë seksit.
Pikërisht për këtë pothuajse gjithmonë bëhet fjalë për emrin e ish-partnerit, jo të ndonjë anëtari të familjes apo të ndonjë miku.
Njerëzit të shumtën e rasteve shqiptojnë emrin e huaj në momentin e përjetimit të orgazmës kur e “humbin arsyen” në kulmin e intimitetit.



