Ju kujtohet fustani si i Kim-it që veshi Arbenita? Kim hapi gjyq dhe nuk e imagjinoni sa para fitoi

Ju kujtohet fustani si i Kim-it që veshi Arbenita? Kim hapi gjyq dhe nuk e imagjinoni sa para fitoi

Marka e njohur britanike, Misguided u padit nga Kim Kardashian, pasi sapo Kim postonte foto me një veshje të re, ajo krijonte menjëherë kopje të këtyre veshjeve.

Për shembull, sapo Kim postoi këtë veshje në Instagram, Misguided e rikrijoi në kohë rekord dhe rezultati ishte fustani i veshur nga Arbenita Ismajli, e cila modelon për këtë markë.

“Djalli punon fort, por Misguided punon edhe më fort”, -shkruhej në përshkrimin e fotos, ku Arbenita modelonte me fustanin e rikrijuar nga Misguided, që në fakt ishte krijim origjinal i Kanye West.

Kim e paditi Misguided me pretendimin se po përdorte emrin e saj për të shitur veshjet e markave të famshme që ajo vishte duke vjedhur idetë dhe duke hedhur poshtë punën stilistëve.

Çfarë ndodhi si përfundim? Kim fitoi gjyqin dhe u dëmshpërblye plot 2,7 milionë dollarë nga Misguided, së cilës iu ndalua të përdorte imazhin apo produktet e Kim-it për qëllime përfitimi.

Shpërndaje në: