Jurgen Klopp: Ai ndalet së vrapuari vetëm kur e heq nga loja (Video)
Jurgen Klopp e ka vlerësuar lartë punën që e bën Roberto Firmino
Roberto Firmino po kalon një sezon fantastik me Liverpoolin duke shënuar 14 gola dhe shtatë asistime deri më tani në Premier League, shkruan Periskopi.
“Nëse flasim për Roberton, ai dëshiron vetëm të vrapojë dhe të ndjekë lojtarët kundërshtarë. Nëse unë i them atij ‘Ndalu’ ai nuk mundët,” ka thënë tekniku gjerman.
“Kjo është arsyeja pse unë e zëvëndeësojë atë pasi ai kurrë nuk pushon. Ai vrapon gjatë gjithë kohës,”. /Periskopi/



