Jurgen Klopp: E duam finalen e Champions League

Jurgen Klopp: E duam finalen e Champions League

Liverpooli nesër do të luajë ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Romës

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 5:2 në të mirë të anglezëve dhe janë favorit për të kaluar në finale të Champions League, transmeton Periskopi.

“Jemi këtu për të luftuar për ëndrrat tona – kështu është – ne duam të shkojmë në finale”, ka thënë Klopp.

“Ishim pozitiv në Anfield, ishim 5 me 0 dhe pastaj i pësuam dy gola. Disa njerëz mendonim se e kemi humbur ndeshjen, por nuk është kështu. Jemi 5 me 2 – njerëzit mendojnë se Romës i duhet fitorja 3 me 0, por është rezultat i lartë [për ta arritur]”, ka shtuar ai.

“Kjo do të thotë se nesër ka futboll dhe mezi po e pres sepse është ajo që duam. Doni të luani në fazat e mëdha dhe për gjëra të mëdha. Për këtë arsye jemi këtu”./Periskopi/

Shpërndaje në: