Jurgen Klopp: E njohim mirë Cityn, duam kualifikimin (Video)

Jurgen Klopp: E njohim mirë Cityn, duam kualifikimin (Video)

Jurgen Klopp ka folur për herë të parë pas shortit të Champions League

Liverpooli do të përballet me Manchester Cityn në çerek-finale të Champions League, ndërsa Klopp ka deklaruar se skuadra e tij do të jap gjithçka për të kaluar tutje, shkruan Periskopi.

“Ishte e ditur se do të takoheshim me një skuadër të fortë. Tani kemi Manchester Cityn. Gjëja e vetme e mirë është se ne i njohim ata më së miri,” ka thënë tekniku gjerman.

“Nuk është mirë për Anglinë pasi vetëm një skuadër do të shkojë në gjysmë-finale. Por, ne do të japim gjithçka për të arritur aty,”.

Manchester City po kalon një edicion fantastik në Premier League, derisa ka regjistruar vetëm një humbje, dhe atë pikërisht nga Liverpooli. /Periskopi/

Shpërndaje në: