Jurgen Klopp flet për lëndimin e Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për lëndimin e Mohamed Salah

Mohamed Salah u largua në minutën e 53-të në ndeshjen kundër Manchester Cityt

Liverpool e mposhti Cityn me rezultat 3:0, me Salah që shënoi i pari në këtë takim, shkruan Periskopi.

Por, ‘Faraoni’ u largua në minutën e 53-të për t’ia lëshuar vendin Wijnaldum, ndërsa Klopp ka foluar pas ndeshjes për lëndimin e tij.

“Nuk e di momentalisht,” ka thënë tekniku gjerman.

“Ai erdhi dhe tha që po ndjente diçka, por ne duhet të presim për diagnozat reale,”.

Salah kur u largua nga loja shkoi drejt në zhveshtore, por në fund të takimit ai u rikthye të lojtarët e Liverpoolit që qëndronin te banka rezervë. /Periskopi/

Shpërndaje në: