Jurgen Klopp ia jep një lajm fantastik Xherdan Shaqirit
Xherdan Shaqiri dje kompletoi transferimin e tij nga Stoke te Liverpool për shumën prej 13.5 milionë euro
Ylli i kombëtares së Zvicres do t’i bashkohet skuadrës së Liverpoolit në turneun që ata do ta kenë në SHBA, shkruan Periskopi.
Jurgen Klopp e konfirmon se Xherdan Shaqiri do të jetë pjesë e ndeshjeve parasezonale te cilat Liverpool i zhvillon në Amerikë në kuadër te International Champions Cup, të cilat fillojnë vikendin e ardhshëm.
Por, Klopp ka thënë se ai një herë do të pushojë pasi ka qenë pjesë e Kupës së Botës dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës në turneun që do ta kenë në SHBA.
“Unë gjithmonë i them lojtarëve se duhet të pushojnë sa më shumë pasi Premier League është shumë intenzive,” ka thënë Klopp.
“Shaqiri ka ardhur dje tek ne. Ai është lojtar i shkëlqyer. Ai do të jetë me ne në SHBA. Shpresoj që ai tani do të pushoj dhe më pas do të jetë e lehtë që të na bashkohet neve.
“Ai nuk do të niset me ne nga Liverpooli, por mund të na bashkohet më pas.
“Ne do të kemi kohë të mjaftueshme dhe do t’i zhvillojmë edhe përgatitjet në Francë,”. /Periskopi./



