Jurgen Klopp ka një arsye qesharake para ndeshjes kundër Stoke Cityt
Stoke City dhe Liverpool do të përballën të mërkurën në kuadër të Premier Ligës Angleze.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë një arsye qesharake duke thënë se është i preokupuar për frymën që zakonisht ndodh në Stoke. Liverpool, që pati dy barazime rradhazi kundër Sevillës, përkatsisht Chelseat, janë duke tentuar që të i kthehen fitoreve, transmeton Periskopi.
Ndërkohë, Stoke City janë pa fitore në tre ndeshjet e fundit, por kanë besim se do të nxjerrin pikë, pasi që kanë shënuar së paku një gol në shtatë ndeshjet e fundit.
Klopp, është i shqëtsuar për erën në stadiumin “Bet365 Stadium” të Stokes, në mbrëmjen e së mërkurës.
“Kur ishim herën e fundit në këtu, koha ishte e mirë, por tani do të jetë terr dhe me erë”- shtoi gjermani. Ai tha që do të jetë e vështirë, por Liverpool do të luftojë vetëm për fitore. /Periskopi



