Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend të qëndrojë gjatë te Liverpooli
Jurgen Klopp ka thënë se nuk do të mundohet të qëndrojë gjatë te Liverpooli, aq sa kanë qëndruar Wenger dhe Ferguson në skuadrat e tyre
Tekniku gjerman nuk planifikon që të qëndrojë për shumë vite te klubi i njohur anglez edhe pse ai është shumë i dashur nga tifozët e skuadrës nga ‘Anfield’, tranmeton Periskopi.
Arsene Wenger dhe Alex Ferguson kanë qëndruar më shumë se 20 vite në klubet e tyre, Arsenal dhe Manchester United, por këtë rrugëtim të gjatë nuk synon ta bëjë Klopp me Liverpoolin.
I pyetur nga gazetarët se a do të qëndrojë në ‘Anfield’ deri në moshën 70-vjeçare, ‘Normal One’ u përgjigjë kështu:
“Jo, në asnjë mënyrë, nuk ka gjasa të ndodhë kjo,” ka thënë Klopp.
Ndryshe, ‘The Reds’ të premten do ta mësojnë kundërshtarin me të cilin do të ballafaqohen në çerek-finale të Champions League. /Periskopi/



