Jurgen Klopp shpjegon se çfarë duhet të bëjë Liverpooli nëse dëshiron ta fitojë Premier League
Liverpoolin po e pret një sezon i madh në Premier League
Skuadra e Jurgen Klopp vitin e kaluar përfundoi në pozitën e katërt si dhe ishte në finale të Champions League ku u mposht nga Real Madridi.
Liverpooli është njëra nga skuadrat favorite për ta fituar Premier League në edicionin e ri shkaku edhe i blerjeve të qëlluara që ka bërë.
Naby Keita, Alisson Becker, Xherdan Shaqiri dhe Fabinho janë lojtarët që zbarkuan në ‘Anfield’, ndërsa pritet edhe transferimi i Nabil Fekir, transmeton Periskopi.
Jurgen Klopp ka thënë që nëse skuadra e tij dëshiron më shumë këtë sezon, atëherë nuk duhet që të barazojë në rastin kur kalon në epërsi e para.
“Unë kam lexuar disa statistika që ne kemi qenë në shtatë ndeshje duke fituar dhe në fund kemi barazuar. Nëse llogarisim këtë atëherë ne kemi humbur 14 pikë edicionin e kaluar,” ka thënë Klopp për BBC Sport.
“Vendosni në tabelë dhe ne nuk do të ishim 25 pikë prapa Cityt, por vetëm 11.
“Ne duhet të luajmë futboll dhe futbolli është 80% nga puna e madhe që e bëjmë në stërvitja,”.
Jose Mourinho trajneri i Manchester Unitedit ditë më parë kishte thënë që Liverpooli është favorit për ta fituar Premier League. /Periskopi/



