Jurgen Klopp zbulon arsyen kryesore pse Liverpooli humbi finalen e Champions League

Jurgen Klopp zbulon arsyen kryesore pse Liverpooli humbi finalen e Champions League

Jurgen Klopp ka thënë se lendimi i Mohamed Salah ishte shkaktari i humbjes së Liverpoolit

Liverpool humbi në finale nga Real Madrid me rezultat 3:1, shkruan Periskopi.

Skuadra angleze e nisi mirë takimin duke sulmuar portën e Realit, por në minutën e 28-të Salah lëndohet pas një dueli me Ramos dhe ndryshon gjithçka te Liverpool.

Tekniku gjerman e ka pranuar që lëndimi i Salah i kushtoi shumë skuadrës së tij.

“E pabesueshme. Lëndimi i tij është shumë serioz, e ka shumë keq krahërorin,” ka thënë Klopp.

“Ai tentoi fillimisht të vazhdonte lojë, por unë më nuk e kam parë atë. Ai sigurisht është duke kryer ndonjë skanim tani. Nuk dukej mirë.

Gjermani e pranoi që skudara ra psikologjikisht nga largimi i Salah dhe gjithashtu foli për gabimet e Karius.

“Loris Karius e di, të gjithë e dinë. Është turp një paraqitje e tillë në një sezon si ky.

“Unë e ndjej atë, ai është djalosh fantastik, më vjen shumë keq për të. Gabimi i dytë ishte shkaku i gabimit të parë.

“Ne bëmë gjithçka, djemtë tentuan të bëjnë më të mirë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: