Juve e frikshme në transfertë, Barça ka të drejtë të trembet

Juve e frikshme në transfertë, Barça ka të drejtë të trembet

Barcelona e Luis Enriques ka gjithë të drejtën për të besuar te ndonjë përmbysje e çmendur sonte në mbrëmje ndaj Juventusit. Gjithsesi statistikat nuk është se i japin shumë shpresë blaugranëve, të cilët do të kenë mision dhe më të vështirë se ndaj PSG-së, të paktën kështu thonë numrat.

Juventusi i ka fituar të gjitha ndeshjet e veta larg shtëpie, në Champions, kundër Dinamo Zagreb (0-4), Lyon (0-1), Sevilla (1-3) dhe 2-0 ndaj Portos, përcjell Albeu.

Allegri pas ndeshjes së parë kundër Barcelonës u shpreh se ekipi i tij do të duhet të shkojë në “Camp Nou” për të luajtur një lojë sulmuese dhe të shënojë një gol, që do t’i detyronte rivalët të kualifikoheshin me 5 gola në çerekfinalen e kthimit. Një gjë e tillë u konfirmua dhe nga Enrique dje, por se çfarë do të ndodhë sot në fushë kjo mbetet për tu parë.

Shpërndaje në: