Juve si kampion, çdo kundërshtarë në Serie A po e shkatërron

Juve si kampion, çdo kundërshtarë në Serie A po e shkatërron

Juventusit ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen hapëse të javës së 24-të në Serie A ndaj Frosinones me rezultat 3-0.

Zonja e Vjetër e nisin shumë mirë takimin duke shënuar me Paulo Dybalan që në minutën e 6-të.

Një gol shumë i bukur i nga argjentinasi që goditi nga 20 metra.

Lideri i Serie A nuk e hoqi këmbën nga gazi dhe e shënoi edhe golin e dytë.

Ishte Leonardo Bonucci që shënoi në minutën e 17-të në portën e zbrazët.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë prej 2-0 në favor të Juventusit.

Edhe në pjesën e dytë ‘Zonja e Vjetër’ nuk e hoqi këmbën nga gazi.

Portugezi Cristiano Ronaldo e shënoi golin e tretë pas një aksioni shumë të bukur.

Goli i 3-0 i Ronaldos ishte i 19-ti i tij këtë sezon.

Juventusi dha shenja të mira para ndeshjes së rëndësishme me Atletico Madridin. Me 66 pikë janë lider të padiskutueshëm në Serie A, me 14 pikë më shumë se Napoli.

Shpërndaje në: