Juventuesi fiton ndaj Udineses

Juventuesi fiton ndaj Udineses

Juventusi ka shënuar fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme në Serie A të shtunën.

Skuadra e Luciano Spallettit fitoi 1:0 si mysafire e Udineses në xhiron e 29-të.

Jeremie Boga e realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Ai shënoi në minutën e 38-të.

Te Juve, në bankë sërish mbeti ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.

Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër” mbërrin në kuotën e 53 pikëve dhe del në pozitën e katërt në tabelë. Como dhe Roma kanë nga 51 pikë në pozitat 5 dhe 6. Ato përballen mes vete të dielën.

Udinese është e 11-ta me 36 pikë./Periskopi

Shpërndaje në: