Juventus arriti rekord të hatashëm ndaj Barcës, mësoni se çfarë

Juventus arriti rekord të hatashëm ndaj Barcës, mësoni se çfarë

Barcelona dhe Juventusi luajtën pa gola në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Camp Nou.

 Në këtë mënyrë, Bianconerët u kualifikuan në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube, pasi kishin fituar në terren të tyre me rezultat 3-0.Kur është fjala për Barcën, është vështirë të mendohet se nuk ka arritur të shënojë gol para tifozëve në Camp Nou.

Në fakt, është hera e parë që nga maji i vitit 2013 që një klub evropian nuk pranon gol në kështjellën e Blaugranëve.

Bayern Munichu kishte qenë klubi i fundit që nuk kishte pësuar gol në Camp Nou në sezonin kur bavarezët e patën fituar Ligën e Kampionëve.

Asokohe klubi gjerman e pati turpëruar Barcën në gjysmëfinale – duke fituar me rezultat 4-0 në Allianz Arena dhe 3-0 kishte fituar edhe në Camp Nou.

Shpërndaje në: