Juventus dhe Manchester City i bashkohen Realit dhe Liverpoolit në çerekfinale

Juventus dhe Manchester City i bashkohen Realit dhe Liverpoolit në çerekfinale

Juventusi dhe Manchester City kanë vazhduar garën në Ligën e Kampionëve duke eliminuar Tottenhamin, përkatësisht Baselin. 

Juventus ka arritur që të kthej disavantazhin nga 0:1 në 2:1, kështu duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Fillimisht ishte lojtari i Tottenhamit, Son, që në minutën e 39’të kaloi anglezët në epërsi. Por, në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 64’të, Gonzalo Higuain barazoi rezultatin. Tre minuta më vonë, Dybala vendosi për fituesin e këtij takimi.

Ndërkohë, Manchester City e ka humbur ndeshjen e dytë nga Baseli midsi Manchesterit me rezultat 1:2. Megjithatë, skuadra e Guardiolës kalon tutje, pasi që ka fituar në ndeshjen e parë me rezultat 4:0. /Periskopi

Shpërndaje në: