Juventus fitojnë përsëri, mposhtin Palermon 4-1
Marchisio shënoi golin e parë në minutën e 13-të, raporton Koha.net. Kurse epërsinë e dyfishoi Paulo Dybala me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 40.
Dhe në listën e golashënuesve nuk kishte si të mungonte edhe sulmuesi më efikas në ligë, Gonzalo Higuain, i cili shënoi në minutën e 63 pas një asistimi të bukur nga Dybala.
Dybala arriti të shënojë edhe njëherë në minutën e 89 për rezultatin përfundimtar 4-0. Kurse golin e nderit për Palermon e shënoi Chochev në minutën e 90+3.
“Zonja e Vjetër” tani është lider me dhjetë pikë më shumë se ndjekësi i parë Roma.



