Juventus interesohet për ‘mjeshtrin’ e madh të Barcelonës (Foto)

Juventus interesohet për ‘mjeshtrin’ e madh të Barcelonës (Foto)

Juventusi është duke u interesuar për transferimin e yllit të Barcelonës, Andres Iniesta.

Allegri e sheh maestron e mesfushës katalanase si njeriun ideal për të orkestruar masterplanin e tij taktik.

Megjithatë, për të realizuar këtë transferim do të duhet pak kohë.

Tuttosport shkruan se Iniestës i skadon kontrata në fund të sezonit 2017/2018 dhe Bianconerët po punojnë për shërbimet e tij.

Iniesta shihet si njeriu ideal për të qenë koka kreative te Juventusi, që do të lidhte mesfushën me sulmin.

Pos mjeshtrit të madh, Juve po kërkon edhe Emre Can.

 

Juventusi interesohet për Iniestën

 

Shpërndaje në: