Juventus ja merr lojtarin kryesor Barçës (Foto)
Juventus kërkon një përforcim të ri nga Barcelona.
Mediat italiane raportojnë se në rast të dështimit për blerjen e Kevin Strootman nga Roma, “Bianconerët” do të negociojnë me klubin katalan për huazimin e mesfushorit Andre Gomes.
Reprezentuesi portugez dështoi në sezonin e tij të parë në Camp Nou pas transferimit të madh nga Valencia.
Andaj, ai mund të nënshkruajë me Juventusin në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.




