Juventus: Ja si do të luajmë kundër Barcelonës
Çeku thotë se bardhezinjtë do të luajmë pa frikë ndaj Barcelonës, ndonëse pranon se katalunasit janë një ndër skuadrat më të famshme në botë.
“Është magjepsëse të luash ndaj Barcelonës. Është një nga ekipet më të famshme në botë dhe ne duhet të fokusohemi vetëm në të tashmen duke e ditur se jemi një ekip i fortë dhe që mund të garojmë. Mendoj se Juve është përmirësuar shumë, dhe ky ekip mund të luajë pa frikë ndaj Barcelonës. Nuk mendoj se në këtë fazë ka rëndësi nëse luani brenda apo jashtë, duhet të japësh më të mirën në 180 minuta apo edhe më shumë”, është shprehur Nedved. /Periskopi.com



