Juventus – Manchester United, publikohen formacionet e kryendeshjes së sontme
Juventusi dhe Manchester Unitedi zhvillojnë kryendeshjen e xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Në përballjen e zhvilluar në Old Trafford, Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 1-0, ashtu që pritet një tjetër përballje interesante mes këtyre skuadrave edhe në Allianz Stadium.
Pas tri xhirove të para, Bianconerët numërojnë tri fitore dhe janë në krye të Grupit H me nëntë pikë.
Djajtë e Kuq kanë regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje, dhe kanë arkëtuar katër pikë.
Do të jetë një tjetër përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Massimiliano Allegri dhe Jose Mourinho./Periskopi/
JUVENTUS
Szczesny; De Sciglio, Chiellini, Bonucci, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Bentancur; Dybala, Cristiano Ronaldo, Cuadrado
MANCHESTER UNITED




