Juventus prapë me ofertë për Witsel
Mesfushori i Zenit St. Peterburgut ishte shumë afër të kalonte te klubi italian në afatin kalimtar të verës.
Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi do të bëjë ofertë 6 milionë euro për belgun, kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2017.
Nëse nuk arrin që ta transferojë tani Witselin, atëherë do të provojë të përforcohet me Nemanja Matiqin ose Blaise Matuidin.



