Juventus refuzon Barcelonën, por reagon ylli i njohur
Drejtuesit e klubit nga Camp Nou janë interesuar disa herë për transferimin e argjentinasit.
Por, bardhezinjtë nuk janë aspak të interesuar ta shesin atë.
Për këtë refuzim, ka folur edhe vetë lojtari në fjalë, i cili ka shkëlqyer me Juven që prej largimit nga Palermo.
“Jam shumë i lumtur që do të qëndroj te Juventus, pasi është një ndër klubet më të mira në botë. Juventus ka refuzuar një ofertë për mua dhe unë jam shumë i lumtur që ata më besojnë mua”, tha Dybala. /Periskopi.com



