Juventus shkatërron Napolin e Antonio Contes
Një fitore e pastër dhe e bindshme për Juventus, që triumfoi me 3-0 ndaj Napolit në derbin e javës së 22-të të Serie A, në Allianz Stadium.
Ndeshja nisi me intensitet të lartë dhe Juventus arriti të gjejë avantazhin e parë në minutën e 22-të. Jonathan David shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer dhe goditi saktë në këndin e djathtë, duke çuar rezultatin 1-0 për skuadrën bardhezi.
Napoli u përpoq të reagojë dhe kërkoi një penallti në minutën e 40-të, por gjyqtari vendosi se ndërhyrja ishte e pastër.
Në pjesën e dytë, Juventus tregoi dominim të plotë. Në minutën e 77-të, Kenan Yildiz shënoi golin e dytë pas një asistimi të Fabio Miretti brenda zonës, duke çuar rezultatin 2-0.
Vetëm disa minuta më vonë, në minutën e 86-të, Filip Kostic realizoi golin e tretë me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë, duke vulosur fitoren e Juventusit 3-0, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Juventusi me këtë fitore ngjitet në vendin e katërtë me 42 pikë, ndërsa Napoli mbetet i treti me 43 pikë./Periskopi



