Juventus tashmë ka kryer transferimin e parë, e zyrtarizon në fund të muajit
Emre Can do të jetë transferimi i parë i Juventusit për afatin kalimtar të verës
‘Zonja e Vjetër’ ka arritur marrëveshje me Emre Can, ndërsa transferimi i tij në Itali pritet të ndodhë pas finales së Champions League ku Liverpool do të takohet me Real Madridin, transmeton Periskopi.
Në mediat italiane raportohet se më 27 maj do të zyrtarizohet kalimi i Can te Juventus.
Kujtojmë që Juve nuk do të paguajë asgjë për transferimin e Can, pasi lojtarit i përfundon kontrata në fund të këtij edicioni. /Periskopi/




