Juventus-Tottenham, Allegri tregon favoritin
Juve nuk është favorit, sfida kundër Tottenhamit është 50-50, insiston Allegri. Max Allegri ka thënë se duhet të jenë të fokusuar dhe të luajnë mirë për 180 minuta kundër Tottenhamit nëse duan të sigurojnë biletën për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Juventusi dhe Tottenhami do të përballen të martën në Torino, kurse sfida e kthimit do të zhvillohet pas tre javësh në Londër.
“Do të doja që mos të pranonim gol, të përfundojmë ndeshjen me portën e paprekur”, tha fillimisht Allegri.
“Është ndeshje shumë e balancuar, është 50-50, kështu që duhet të jemi të përqendruar dhe maksimalisht të fokusuar”.
“Duhet të luajmë me topin dhe në të njëjtën kohë të kemi kujdes me posedimin. Duhet të luajmë me kokat tona dhe me teknik sepse ata janë ekip fizikisht i fortë. Nëse duam të kalojmë tutje, duhet të luajmë mirë edhe në ndeshjen e kthimit”, shtoi Allegri.



