Juventus uron ditëlindjen ‘Luanit’ të Kosovës

Juventus uron ditëlindjen ‘Luanit’ të Kosovës

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, sot feston ditëlindjen e 27.

E përveç urimeve nga tifozët, edhe klubi italian, Juventus ia ka uruar ditëlindjen luanit të Kosovë

“Ditëlindja e parë bardh e zi”, ka shënuar Zonja e Vjetër në rrjete sociale.

Kujtojmë që Selektori i Kosovës, Franco Foda, dje gjatë konferencës për media ka thënë që Zhegrova mund të jetë pjesë e formacionit startues sonte ndaj Turqisë, ndeshje e play-offit për Kupën e Botës e cila zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë në ora 20:45.

BBC: Kosova në eufori ndërsa ëndërron historinë në Kupën e Botës

 

Shpërndaje në: