Juventusi anulon miqësoret në Meksikë
Juventusi e ka anuluar vizitën në Meksikë dhe dy ndeshjet miqësore kundër Monterrey dhe Tigres.
Bianconerët kanë lëshuar një komunikatë zyrtare për SuperCopa Tecate 2017 që do të mbahej në javën e ardhshme.
Juventusi i ka njoftuar të gjithë se nuk do të marr pjesë në këtë turne.
“Juventusi kërkon falje nga Tecate, dhe dy skuadrat Monterrey dhe Tigres, duke iu uruar sukses në sezonin e ri dhe shpresojmë që të takohemi në të ardhmen”..
“Në të njëjtën kohë, Juventusi falënderon Tecate – një partner rajonal me rëndësi strategjike për zhvillimin e markës së bardhezi në Meksikë, për mundësinë e ofruar. Iniciativat e ardhshme që tashmë janë në shqyrtim, janë të dedikuara për tifozët e Juventusit në Meksikë “, thuhet në komunikatën e Juventusit.
Juventusi ka pasur t’i zhvillojë dy ndeshje me datat 18 dhe 19.



