Juventusi dhe Milani në ballafaqim të egër për supertalentin (Foto)

Juventusi dhe Milani në ballafaqim të egër për supertalentin (Foto)

Kemi një tjetër derbi mes Juventusit dhe Milanit, por këtë herë jashtë fushës.

E gjitha kjo për yllin e Lazios, Keita Balde.

Sipas TuttoSport, Massimiliano Mirabelli  dhe Marco Fassone nga Milani kanë raporte shumë të mira me agjentin e lojtarit dhe tashmë kanë kontaktuar me Claudio Lotito n.

Presidenti i klubit nga kryeqyteti italian tashmë ka kërkuar 30 milionë euro dhe në javët e ardhshme pritet të definohet çdo gjë.

Por, lojtari është i tërhequr për të kaluar te Juventusi pasi në Torino beson se mund të fitojë tituj.

Vlen të theksohet se kontrata e Keitas skadon në qershor të 2018.

Shpërndaje në: