Juventusi dhe Milani planifikojnë ta bëjnë shkëmbimin e vitit (Foto)
Gonzalo Higuain mund të shkëmbehet me Leonardo Bonuccin
Juventusi dhe Milani ka filluar bisedimet për një shkëmbim të mundshëm me Higuain që do të përfundonte në ‘San Siro’ dhe Bonucci që do të rikthehej te ‘Zonja e Vjetër’, transmeton Periskopi.
‘Goal’ mëson se Juve është seriozisht e interesuar që ta rikthejë në skuadër mbrojtësin 31-vjeçar vetëm një vit pasi e shiti te Milani për 42 milionë euro.
‘El Pipita’ pritet që të largohet nga Juve pas ardhjes së Cristiano Ronaldos dhe Milani ka shfaqur interesim për të.
E për të ardhmen e Bonuccit ka folur edhe Gattuso që e ka pranuar se ai dëshiron largimin.
“E ardhmja e tij? Unë nuk e di. Kam folur me të. Leo ka pasur një konfrontim me mua, por unë nuk jam klubi. Ai duhet të flet me drejtuesit,” ka thënë Gattuso. /Periskopi/




