Juventusi e përfundon kampionatin me fitore, Buffon luajti ndeshjen e fundit si ‘Biankoner'(Video)
Juventus ka mposhtur Veronën me rezultat 2:1 në xhiron e fundit të Serie A
‘Zonja e Vjetër’ e ka përfunduar sezonin në stilin e kampionit duke realizuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Veronës, transmeton Periskopi.
Kjo ndeshje ishte emocionuese për Gianluiggi Buffon, i cili zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Juventusit.

Golat në këtë takim për vendasit u shënuan nga Rugani 49′ dhe Pjanic 52′, ndërsa për Veronën realizoi Cerci në minutën e 76-të.
‘Biankonerët’ përfundojnë sezonin në vendin e parë më 95 pikë të tubuara pas 38 ndeshjeve ku kanë arritur 30 fitore, 5 barazime dhe vetëm 3 humbje. /Periskopi/




