Juventusi e përmbysë Bolognan dhe afrohet te titulli (Video)
Juventusi mposhti me rezultat 3:1 Bolognan
‘Zonja e Vjetër’ ka shkuar në +7 pikë diferencë me Napolin në Serie A pas fitores së arritur ndaj Bolognas, transmeton Periskopi.
Mysafirët e nisën mirë takimin pasi pjesën e parë e mbyllën me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga penalltia e Verdit në minutën e 30-të.
Por, Juve riktheu gjithçka në pjesën e dytë me autogolin e De Maio 52′, Khedira 64′ dhe Dybala 69′.
Pas kësaj fitore ‘Biankonerët’ janë në pozitën e parë më 91 pikë, shtatë më shumë se Napoli që ka 84, por një ndeshje me pak të zhvilluar. /Periskopi/



