Juventusi e vërteton që është ‘baba’ në Serie A
Juventus po marshon me hapa të sigurtë drejt titullit të shtatë me radhë në Itali pasi mposhti Atalantan me rezultat 2:0
Kur të gjithë këtë edicion po prisnin që Napoli ta bëjë befasinë dhe të shpallet kampion, në skenë doli Juventusi që nuk po di të gabojë në Serie A, transmeton Periskopi.
‘Zonja e Vjetër’ mposhti Atalantan në shtëpi me rezultat 2:0, golat në këtë takim u shënuan nga Gonzalo Higuain në minutën e 29-të dhe Blaise Matuidi në të 81-tën.
Juve tani i prinë tabelës me 74 pikë, katër më shumë se Napoli që zë pozitën e dytë në Serie A. /Periskopi/



