Juventusi më në fund kryen transferimin e paralajmëruar muaj më parë

Juventusi më në fund kryen transferimin e paralajmëruar muaj më parë

Emre Can flitet që ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Juventusin

Raportet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Emre Can ka pranuar që t’i bashkohet Juventusit dhe se ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 2022, shkruan Periskopi.

Sky Sport para disa minutave ka raportuar se Juve ka arritur marrëveshje me mesfushorin e kombëtares gjermane.

Ky transferim nuk do t’i kushtojë fare Juventusit pasi lojtarit i skadon kontartë në fund të muajit qershor dhe kalon në Itali me parametra zero. /Periskopi/

Shpërndaje në: