Juventusi me Ronaldon të pandalshëm, as Udinese s’i bën ballë (Video)
Juventusi është ekipi më në formë për momentin, pasi përveç që nuk ka humbje, ekipi i Allegrit nuk ka barazuar asnjëherë.
‘Bardhezinjët’ arritën tjetër fitore të rëndësishme ndaj Udineses, në Friuli.
Dy golat e fitores u shënuan në pjesën e parë, së pari Betancur e më pas i zakonshmi Cristiano Ronaldo.
Juventusi ka rekord 100 përqind, pasi pas 8 ndeshjeve ka po aq fitore. Udinese gjendet në vendin e 15 me 8 pikë./Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=brxonum_I34
https://www.youtube.com/watch?v=Pbgk7NwMZoo



