Juventusi mposht në mënyrë kontraverziale Milanin

Juventusi mposht në mënyrë kontraverziale Milanin

Heroi i kampionit italian ishte Paulo Dybala që realizoi nga penalltia në minutën e gjashtë të kohës shtesë, për ta lënë prapa Milanin në luftën për një vend që siguron garat europiane.

Juventusi e nisi më mirë takimin kur realizoi mbrojtësi Mehdi Benatia, ndërsa Carlos Bacca dy minuta para fundit të pjesës së parë barazoi rezultatin.

Krejt në fund të takimit, Mattia De Sciglio shkaktoi penallti duke prekur topin me dorë brenda zonës. Gjuajtjen në gol e shndërroi Dybala.

Me këtë fitore Juve vazhdon sigurt drejt titullit të ri me 70 pikë, derisa Milani mbetet në pozitën e shtatë me 50 pikë.

Shpërndaje në: