Juventusi pati një mysafir special pas triumfit në Superkupë
Juventusi mposhti me rezultat minimal Milanin në finalen e Superkupës, mjaftueshëm për ta ngritur në qiell trofeun e parë për vitin 2019.
Gjatë festës, ‘Bardhezinjët’ patën një mysafir special, përcjell Periskopi.
Bëhet fjalë për kampionin e boksit, Floyd Mayweather, i cili iu bashkangjit festës me lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Klubi i Juventusit në llogarinë në Twitter njoftoi për ardhjen e boksierit amerikan me një disa fjalë epike.
”Kampionët duke festuar me kampionin”, shkroi kanali zyrtar i kampionëve të Italisë. /Periskopi
Champions celebrating with a champion, @FloydMayweather meets the team in the Bianconeri locker room ?#SuperJuve #ForzaJuve pic.twitter.com/2vj6JRB8MR
— JuventusFC (@juventusfcen) January 16, 2019



