Juventusi pranon ofertën e Man City për Dani Alves

Juventusi pranon ofertën e Man City për Dani Alves

Manchester City është shumë afër transferimit të brazilianit Dani Alves.

Trajneri spanjoll i Manchester City, Pep Guardiola e dëshiron ri-bashkimin me ish lojtarin e tij te Barcelona, pasi është duke kërkuar mbrojtës të krahut të djathtë pas largimit të Pablo Zabaleta dhe Bacary Sagna.

Dani Alves pritet të ribashkohet me Pep Guardiola te Manchester City

 

Sipas mediave angleze, Juventusi do të pranojë 5 milionë euro për yllin e tyre, transmeton Periskopi.

Raportohet se Guardiola do t’i ofrojë Dani Alves-it një kontratë dy vjeçare.

City deri më tani ka transferuar Bernardo Silva nga Monaco, portierin Ederson Moares nga Benfica. /Periskopi/

Shpërndaje në: